Komuna ua shkëput kontratat e punës tri kompanive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se autoriteti që ai udhëheq ua ka shkëputur kontratat e punës tri kompanive, të cilat i ka quajtur të papërgjegjshme.

Sipas tij, këto kompani nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.

Ai s’ka treguar se për cilat kompani bëhet fjalë e as për cilat projekte pune.

“Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolerojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive të tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Back to top button