Dëshmori Skënder Kastrati “rikthehet” në Malësinë e Vogël
1 min read

Në Malësinë e Vogël të Rahovecit sot janë mbledhur i madh e i vogël për të ndëruar dëshmorin, Skënder Kastrati! Po bëhen 24 vjet që nga vdekja e tij, ndërsa sot në shenjë nderimi e përkujtimi portreti i tij është skalitur në bustin i cili do të qëndrojë në oborrin e shkollës fillore e cila po ashtu mbanë emrin e tij.
Ky organizim u bë në kuadër të aktivitetit “Java e dëshmorëve” dhe u përcoll me poezi, këngë e valle nga nxënësit e shkollës.
Programi i ditës së shkollës u duartrokit nga publiku i cili përbëhej nga familjarë të deshmorit, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përfaqësues të “OVL UÇK” dega në Rahovec, përfaqesues të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës etj.
Skënder Kastrati ra dëshmor më 26 gusht të vitit 1998./21Media