“Dëshmuam se mund të bëjmë histori, do t’u flasë fëmijëve të mi për këtë natë”

Zhurma ishte shurdhuese në stadiumin Al Thumama – një përzierje euforie dhe mosbesimi, lotësh, përqafimesh dhe buzëqeshjesh.
Tifozët marokenë e kishin ëndërruar këtë moment, por jo shumë e prisnin që do të ndodhte realisht.
Skuadra e tyre ka bërë histori, duke u bërë skuadra e parë arabe dhe afrikane që ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Ata mundën një tjetër favorit, Portugalinë.
Një moment i madh për kontinentin dhe rajonin.
“Kjo është një natë që do t’u tregoj fëmijëve dhe nipërve të mi. Maroku na bëri krenarë. Ne jemi krenarë për ekipin tonë dhe trajnerin tonë”, tha Soufiane Megrini.
Portugalia humbi për 0-1 ndaj Marokut, rezultat i cili çoi në shtëpi një nga favoritët për të fituar këtë kampionat botëror./21Media

Back to top button