Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy gra sulmohen fizikisht nga dy burra në Drenas

Dy gra kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga dy burra.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të dyshuarit i kanë dërguar në një banesë dhe i kanë mbyllur ato.
Të dëmtuarat kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur më 9 dhjetor
“Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë, i kanë mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veturë viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në raportin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button