Dështoi edhe përpjekja e 36-të

(Lajm i përditësuar)
Haxhiu: Vetëvendosje ka bërë gjithçka, mungon vullneti i opozitës
Ministrja në detyrë e drejtësisë, deputetja Albulena Haxhiu, pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kryer obligimin e saj në raport me procedurat e Kuvendit, me ftesat për takime me partitë e tjera, por sipas saj, po mungon vullneti politik nga partitë e tjera.
E për Haxhiun, ç ‘bllokim i kësaj situatë është vota për. Haxhiu, tha se situata vazhdon të mbetët e njëjtë.
“Është rrethanë e njëjtë, situatë e njëjtë. Ne kemi qenë të gatshëm në vazhdimësi që të japim kontributin tonë që kjo situatë të përmbyllet me konsitutimin e Kuvendit. Por, në anën tjetër ka munguar vullneti i deputetëve të opozitës…Po ashtu urojmë që gjatë kësaj jave të dalë edhe aktgjykimi i gjykatës kushtetuese, me kërkesën që e kanë dërguar AAK-ja dhe disa deputet të LDK-së dhe një nga PDK-ja. Ne nuk mund të paragjykojmë se si do të jetë vendimi i gjykatës ”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar edhe PDK dhe LDK-në, për të diskutuar situatën aktuale, prandaj sipas saj, nga LVV-ja janë adresuar të gjitha zgjidhjet, të cilat janë refuzuar nga partitë e tjera.
Haxhiu u shpreh se për momentin kontributi i LVV-së, është i pamjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit.
“Kryeministri Kurti i ka ftuar të dyja partitë politike edhe PDK-në edhe LDK-në për të diskutuar situatën aktuale. Me LDK-në ka qenë situata tjetër, ku ne i kemi ftuar për marrëveshje politike, por në anën tjetër ka pasur përgjigje refuzuese. Gjithçka çka është varur nga ne edhe në raport me procedurat e Kuvendit por po ashtu edhe me ftesat për takime ne i kemi adresuar, por në anën tjetër ka munguar vullneti politik.. Kontributi i Vetëvendosje për momentin po është i pamjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit”, shtoi Haxhiu.
Në fund, Haxhiu tha se secili deputet duhet të jetë i përgjegjshëm në raport me veprimet që i merr, duke theksuar se po shkelin Kushtetuesen./kp
Haradinaj në pritje të vendimit të Kushtetueses: Do të shohim si të veprojmë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se ditëve në vijim Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë për ndryshimin e formës së votimit të kryekuvendarit.
Haradinaj pas dështimit për herë të 36-të konstituimit të Kuvendit, tha se pas këtij vendimit të kushtetueses do të shohin sesi do të veprojnë tutje.
“Shpresojmë që këto ditë do të vjen përgjigja e Gjykatës Kushtetuese në adresimin që ia kemi bërë. Po presim këtë vendim për të parë sesi me vepru më tutje. Jemi në ditët e fundit dhe po shpresojmë që hap rrugë për me shku përpara…Po besoj se është e palogjikshme që një kandidatë me kandidu dhjetëra herë. Jam i bindur se gjykata do të reflektojë në këtë pjesë, po ashtu edhe te procedura e votimit pasi është votuar me votë të hapur kandidatja në fjalë dhe ka dështuar”, tha ai.
Dështoi edhe përpjekja e 36-të
Dështoi edhe përpjekja e 36-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Seanca e radhës do të mbahet pas 48-të orësh, të mërkurën në ora 11:00
Tahiri: LVV-ja është humbësja më e madhe nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë humbësja më e madhe në rast se do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Ai akuzoi LVV-në se qëllimshëm po e bllokon konstituimin e Kuvendit, derisa shtoi se e njëjta s’ka shumicë parlamentare.
“Humbësi më i madh i këtyre zgjedhje ka me qenë LVV-ja. Shihet qartë se s’kanë partner me qeverisë dhe duke marrë parasysh matjet e opinionit publik e ka rënien më të madhe… Këtu nuk jemi të bllokuar te partitë të tjera, por jemi të bllokuar te partia e parë. Duke qenë se është në të drejtën e saj për të bërë propozimin dhe s’ka shumicë parlamentare atëherë kanë vendosur me blloku situatën. Këtu nuk mund të bllokojë situatën asnjë parti tjetër, përveç LVV-së. Atyre ju takon të marrin veprime, ne kemi hapur rrugë siç ka thënë kryetari i PDK-së disa herë se janë disa figura që mund të votohen nga PDK-ja, por këtë rast zotëri Kurti e ka bllokuar situatën”, tha ai.
Këto komente Tahiri i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendi, në përpjekjen e 36-të të konstituimit të Kuvendi të Kosovës
“A ka pshtu”, Paris Guri ironizon me Albulena Haxhiun
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka ironizuar me kanidaten për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.
Ai fillimisht tha se kandidatja për kryeparlamentare gjendet në një senacë ku po gjykohet për sulm ndaj këtij institucioni.
“Sot nuk besoj që mundet me pas zgjidhje për arsye se kandidatja për kryetare të Kuvendit është në një seancë gjyqësore ku po gjykohet për sulmin që ia ka bërë këtij institucioni”, ka thënë ai.
Më pas gazetarët i thanë se ‘Albulena Haxhiu ka ardhur”
“Është gjendja shqetësuese, por qasje duhet të ndryshojnë të parët”, tha tutje ai për bllokadën e Kuvendit.
Deliu: Kurti duhet të reflektojë , vendimi i Kushtetueses do të trajtohet me respekt nga PDK-ja
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu para seancës së 36-të të Kuvendit iu është përgjigjur akuzave të deputetëve të partisë me të madhe se partitë tjera po bllokojnë konstiuimin e Kuvendit.
Ajo për RTV21 tha se PDK ka ofruar zgjidhje.
“Ne kemi pritur që të paktën do të ketë reflektim të tyre për të ndryshuar kandidatën , kemi shkuar përtej kemi thënë se do të votojnë secilin kandaitat që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së mandatit të kaluar dhe nuk kemi përpjekje nga LVV-ja”, tha Dliu.
Ajo përmendi tarifat e energjisë elektrike, shtrenjtimet, madje edhe ratifikimit të marrëveshjes për grandet e BE-së për Kosovën të cilat sipas saj po mbesin pezull.
Ajo i është përgjigjur ministrit në detyrë Hekuran Murati ui cili fajësoi opozitën për mos ratifikimin e kësaj marrëveshje përmes së cilës Kosova do të përfitonte 90 milionë euro .
“Edhe Murati, edhe të tjerët para se gjithash duhet të reflektojnë vet sepse është detyrë obligim i tyre kushtetues që ata e kanë para votuesit të tyre që ata t’i hapin dyert drejt krijimit të institucionet të reja duke mos vazhduar me kandidaten e njëjtë”, tha ajo.
Ajo u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të trajtohet me respekt nga PDK-ja.
Zemaj: Kjo krizë është shndërruar në normalitet nga Albin Kurti
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para seancës së 36-të të Kuvendit të Kosovës, i tha RTV21 se nuk ka ndryshim.
“Duket se kjo krizë nga Albin Kurti dhe subjekti i tij është shndërruar në normalitet, edhe ky normalitet është duke i kushtuar gjithë Kosovës dhe asaj që quhet pjesa ekonomike, krizës ekonomike po ashtu jemi edhe larg asaj që do të ishte paraqitje serioze para partnerëve ndërkombëtar nga kriza globale dhe nga ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme”, tha Zemaj.
Ai komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili i ka quajtur nomadë deputetët.
“ Këto deklarata i kemi dëgjuar nga fillimi kjo është ajo arrroganca që e ka krijuar vet këtë situatë sepse kemi të bëjmë më një subjekt politik i cili paradite linçon, në mesditë të përqafon dhe në mbrëmje të urrejnë , këta nuk e dijnë çka dojnë dhe nuk e dijnë se çfarë i ofrojnë Republikës së Kosovës është pak e rëndësishme çka thonë për neve”, u shpreh Zemaj.
Derisa tha se do të repsketojnë vendimet eGjykatës Kushtetuese, por që sipas tij nevojitet marrëveshje politike.
Berisha: Duhet të lejohet debati parlamentar në seancën konstituive
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha ka kërkuar lejimin e debatit në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Duke hyrë në objektin e Kuvendit për përpjekjen e 36-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë, Berisha tha se i ka humbur kuptimi vazhdimit të seancës pa arritur një zgjidhje.
Ai tha se duhet të shkelet rregullorja e Kuvendit dhe të mundësohet debati gjatë seancës konstituive dhe të bëhen përpjekje për gjetjen e një rrugëdalje nga kriza politike.
“Ka humbur kuptimi gjithçka. Ne jemi mbetur peng dhe po thirremi në ligj. Këtyre po iu themi po e shkelni Kushtetutën dhe jemi mbetur peng i një rregulli që nuk bën me marrë fjalën. Në parlamentarizëm duhet me fol dhe zgjidh problemet. Duhet me bërë përpjekje me prish një rregull dhe me nisë me komuniku. Forma si jemi ne se 35 herë se kush është për dhe me shku e me ardh pas 48 orëve me të vërtet i ka humbur kuptimi. Ndoshta pasi të provojnë me mirëkuptim prej të gjitha partive politike me u mbledh dhe me këqyrë sesi me pas rrugëdalje ndoshta edhe t’u e shkel një rregull”, tha ai.
Sot përpjekja e 36-të
Kuvendi i Kosovës edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk po arrin të konstituohet.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga telenovela e zgjedhjes së kryetarit të ri të legjislaturës së nëntë dhe duket se një gjë e tillë do të vazhdojë pafund.
Tridhjetepesë vazhdime të deritanishme përfunduan me dështime për shkak të mungesës së votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për Albulena Haxhiun kryetare e re e Kuvendit.
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të tridhjetegjashtë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të ri duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.
Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigjen mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kërkuar për interpretim nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?