Dështoi seanca e jashtëzakonshme e KK të Malishevës

Krasniqi: Malisheva po përballet me menaxhim të dobët të buxhetit

Kuvendi Komunal i Malishevës ka dështuar të përfundojë seancën e gjashtë të jashtëzakonshme, ku është diskutuar mbi situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare të shtatë zyrtarëve të kësaj komune. Ndërhyrje në drejtësi edhe e panevojshme u konsiderua kjo seancë nga partia në pushtet Nisma Socialdemokrate, derisa nga opozita adresuan kritika karshi qeverisjes lokale, sipas tyre po bëhen shkelje të vazhdueshme në departamentet komunale.(Përgatiti: Valmire Hoti)./21Media

Back to top button