Dështoi ”Sunny Hill” në Prishtinë, çka do të bëhet me biletat e shitura?

Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, ”Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë, por në Tiranë. Lajmin për portalin RTV21.tv e ka konfirmuar Alban Kastrati.
Faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill” në Facebook ka njoftuar se çfarë do bëhet me biletat e shituara për këtë festival. Sipas tyre, biletat e shitura janë të vlefshme.
“Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik”, thuhet në njoftimin e tyre.
Themeluesi dhe organizatori i Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa përmes një postimi në ”Facebook”, ka treguar arsyen se pse është anuluar mbajtja e Festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë./21Media

Back to top button