Dështoi votimi për zgjedhjen e bordit të RTK-së

Në Kuvendin e Kosovës sot ka vazhduar seanca e djeshme, ndonëse ishin paraparë edhe disa projektligje mirëpo ato u hoqën nga rendi i ditës së sotme për shkak se kabineti qeveritar ndodhet në Shqipëri ku edhe po zhvillohet mbledhje e dy qeverive.
Gjatë kësaj seance zëvendësdrejtor i ARRU-së u zgjedh Abedin Azizi me 65 vota, nga gjithsej 78 deputet sa ishin të pranishëm në sallë.
Ndërkaq, sot në rend të ditës ishte edhe zgjedhja e bordit të RTK-së mirëpo për shkak të mungesës së disa deputetëve të cilët e bojkotuan sallën kjo pikë nuk u arrit të votohet.
Andaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e shpalli këtë mbedhje të Kuvendit të përfunduar për sot./21Media

Back to top button