Rama kërkon heqjen e lejes 5-vjeçare të qëndrimit të përkohshëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka kërkuar ministrave të brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë që të heqin lejen 5-vjeçare të qëndrimit të përkohshëm.
“Pse e bëni këtë lejen 5 vjet? Do martohen njerëzit me bashkim familjar dhe pas 5 vitesh do vijnë tek ju të konfirmojnë se janë sërish bashkë? Pse e bëni këtë. E marrin lejen, vendosin të jetojnë në Kosovë. Marrin lejen e qëndrimit dhe kështu”, ka pyetur Rama.
Ndërsa, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se leja vlen për studentët e të punësuarit dhe jo për ata që bëjnë bashkim familjar.
“Po hiqeni se është si pengesë psikologjike. Hiqeni këtë se të jetë për votë, dilni në minorancë ju të dy”, i tha Rama Sveçlës në mbledhjen e dy qeverive./21Media