Dështon sërish konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat, Qalaj: Në listë për intervistim edhe Kurti

Për të shtatën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit hetimor parlamentarë për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme. Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të marr pjesë në konstituimi e këtij Komision.

Deputet e opozitës kërkuan që në mbledhjen e radhës të mbahet seanca dëgjimore, si dhe prokuroria të marrë në pyetje të gjithë anëtarët e Komisionit nga Vetëvendosje, të cilët bojkotojnë punën e këtij Komisioni.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj duke treguar për planet e punës së komisionit ka thënë se bojkoti i opozitës po ndodhë me qëllim nga deputetët e Vetëvendosjes për të mos dalë në publik dyshimet për keqpërdorimet e rezervave shtetërore.

Ai tha se kanë përgatitur një listë për t’i intervistuar, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelil, tha se duhet që prokuroria t’i hetojë deputetët e VV-së të cilët nuk janë duke marr pjesë në këtë komision.

Tutje, Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se duhet të realizohet një seancë dëgjimore dhe të shqyrtohen të gjithë anëtarët e komisionit, sipas tij këta të fundit nuk janë të interesuar për të nxjerrë të vërtetën.

Back to top button