Dështon të mbahet seanca e re plenare e Kuvendit

Në mungesë kuorumit ka dështuar të mbahet seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës, pasi në sallë ishin vetëm 57 deputetë.
Pas pauzës të seancës së paradites, e cila zgjati më shumë se një orë, shumica e deputetëve nuk u kthyen në sallë.
“Konsideroj se nuk ka kushte për sot që të mbahet kjo seancë, shihemi nesër në orën 11:00 për ta vazhduar”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Seanca e njëjtë do të vazhdojë nesër në orën 11:00./21Media
 

Back to top button