Vendimin e ZRRE-së AAK-ja do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se i ka siguruar nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri derisa këtë vendim të ZRRE-së e konsideron të dëmshëm dhe në sinkronizim me Qeverinë e Kosovës, u shpreh se do të përdorin të gjithë mekanizmat përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta revokuar këtë vendim për bllok tarifa.
“Ne i kemi nënshkrimet dhe do të punojmë që kjo të ndodh… Ne duhet të mundohemi që nga Kuvendi sepse ZRrE është organ i Kuvendit, nga Kuvendi të shohim që këtë çështje ta revokojmë nëse jo do të përdorim të gjithë mekanizmat e pse jo edhe Gjykatën Kushtetuese për ta ndal”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin për sigurinë në vend. Ai tha se krimi në të gjitha format ka shënuar rritje, prandaj kërkoi nga Qeveria e Kosovës të reagojë me seriozitet.

Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira.
Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor. Vendimi do të zbatohet nga muaji mars i këtij viti.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka njoftuar se bllok-tarifa për bizneset nuk do të ketë./21Media

Back to top button