Kaloni te përmbajtja kryesore

Dështon thirrja e ShBA-së për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka arritur ta miratojë rezolutën e ShBA-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza.

11 vota ishin pro, 3 kundër dhe një abstenim, ndërsa Rusia dhe Kina ishin shtetet që i vendosën veto kësaj resolute.

“Ne duam të shohim një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm të lidhur me marrëveshjen që çon në lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi në Izrael. U kërkoj të gjitha vendeve anëtare që t’i thonë po rezolutës.

Çdo ditë pa armëpushim çon në më shumë vuajtje të panevojshme”, ka thënë ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, para hedhjes në votim, raporton CNN.

Kujtojmë se më parë SHBA kishte vënë veto tre herë në rezoluta të ngjashme të armëpushimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button