Detaje nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Një autobus i kompanisë “Shero Tours” që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë, ka pësuar aksident në Bullgari rreth orës 04:30 të mëngjesi. Sipas raporteve fillestare, autobusi nga Kosova, ka goditur një kamion të ndaluar i cili po bartte dru.
I lënduar në këtë aksident raportohet se ka mbetur shoferi i autobusit i cili është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime, transmeton rtv21.tv
Në autobus ishin 29 pasagjerë mes të cilëve 9 fëmijë, janë pa lëndime.
“Drejtuesi i kamionit po përpiqej të sinjalizonte pjesëmarrësit tjerë në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi goditi kamionin dhe kamioni doli nga rruga”, shkruan mediumi bullgar Struma.
Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano.
Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e kompanisë “Shero Tours”, por kontakti me ta ka qenë i pa arritshëm. Gjithashtu, kompania në fjalë muk ka dhënë asnjë njoftim as në faqet e saj në rrjetet sociale lidhur me rastin./21Media 

Back to top button