Detaje nga ceremonia e martesës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Pothuajse 20 vjet pasi ata planifikuan për herë të parë martesën, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk mund t’i mbanin lotët kur i thanë “Po” njëri-tjetrit në Las Vegas më 16 korrik të këtij viti.
Sipas dëshmitares në dasmën e tyre, aktorët ishin shumë të emocionuar gjatë ceremonisë së tyre, në të cilën morën pjesë edhe fëmijët e tyre.
Kenosha Portis, e cila punon në The Little White Chapel në Vegas, ka thënë se ishte shumë emocionuese dhe ceremoni e veçantë.
“Ishte kaq emocionuese. Dua të them, fillova të dridhem pak. Oh Zoti im, kjo është Jennifer Lopez”, ka thënë Portis.
Portis tha se dyshja i lexuan zotimet njëri-tjetrit, të cilat siç thotë ajo ‘ishin shumë të ëmbla’.
“Ata u bënë shumë emocionalë, qanë me njëri-tjetrin. Fëmijët ishin pas tyre”, shtoi ajo.
Portis komentoi gjithashtu fustanin e nusërisë të Lopez.
“Vello ishte e bukuar. Gjithçka ishte shumë e hijshme dhe e bukur. Ajo ishte e mahnitshme. Kishte një buqetë të bukur”, shtoi ajo.
Lopez konfirmoi lajmin se po martohet me Affleck për ‘On the JLo’.
“Ne bëmë atë. Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Rezulton se dashuria është e durueshme. 20 vjet durim”, ka thënë Lopez.
Në kohën kur Lopez dhe Affleck filmuan komedinë romantike, ata tashmë ishin fejuar. Megjithëse është e paqartë nëse këngëtarja po planifikonte të vishte fustanin e bardhë në dasmën e planifikuar në vitin 2003.
Ajo tha se e mbajti fustanin për dy dekada, duke pritur momentin perfekt./21Media

Back to top button