Mallorca rikthehet te Lazio me një ofertë milionëshe për Muriqin

RCD Mallorca është rikthyer te Lazio me një ofertë të re për Vedat Muriqin dhe gjërat mund të zyrtarizohen së shpejti.
Biancocelestët janë të të etur për të rikthyer në shtëpi sulmuesin kosovar këtë verë pasi ai nuk arriti plotësisht ta bindë trajnerin Maurizio Sarri për cilësitë e tij. Muriqi ishte në prag të një kalimi te Club Brugge përpara se gjërat të dështonin përfundimisht pas testeve mjekësore.
Siç raportohet nga TMW, Mallorca është rikthyer te Lazio me një ofertë totale prej rreth 10 milionë euro për Muriqin dhe të dy klubet tani po diskutojnë mundësitë. Skuadra spanjolle është jashtëzakonisht e prirur për të siguruar nënshkrimin e kosovarit dhe të dy klubet janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti, transmeton rtv21.tv.
Kjo tarifë do t’i lejonte Lacios të shmangte humbjen kapitale ndaj Muriqit, por pavarësisht se lojtari do të mbetet gjithmonë një shembull i punës konfuze të drejtorit sportiv Igli Tare në tregun e transferimeve.
Muriqi ka bërë 49 paraqitje në të gjitha garat që kur iu bashkua Lacios në shtator 2020. Në atë kohë, ai ka shënuar dy gola dhe ka shënuar dy asistime./21Media

Back to top button