Detaje nga grabitja e rreth 50 mijë eurove në autostradën “Ibrahim Rugova”

Mbrëmë rreth orës 18:00 në autostradën “Ibrahim Rugova” është grabitur një çantë me plotë para një Iphon dhe një librezë e veturës.
Rastin në Polici e ka lajmëruar shtetasi turk drejtor i një poliklinike në Prishtinë.
“Me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 ne Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit. Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi ( nen ulëse) i kanë marrë një qantë dore qe brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë Euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë në brez, por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi.
Pas kryerjes se grabitjes të dyshuarit me veturën e tyre janë larguar në drejtim të Prizrenit. Nuk ka të arrestuart ndërsa Policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë./21Media

Back to top button