NATO është gati të mirëpresë shpejtë Finlandën dhe Suedinë

NATO është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim, u tha gazetarëve të enjten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në një konferencë në Bruksel, sekretari i përgjithshëm tha se i takon secilit vend të vendosë nëse do të aplikojë për anëtarësim, por ata do të mirëpriteshin me krahë hapur nëse vendosin ta bëjnë këtë, përcjell rtv21.tv

Stoltenberg tha se procesi zyrtar i bashkimit do të ishte i shpejtë nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë.

Ai shtoi se aleanca ushtarake e NATO-s do të mbështesë gjithashtu të dy vendet në periudhën e ndërmjetme midis aplikimit dhe ratifikimit zyrtar.

Rusia – e cila ndan një kufi prej 1,340 km me Finlandën, ka thënë më parë se do të duhet të ribalancojë situatën me masat e veta nëse oferta e Finlandës në NATO shkon përpara.

Shefi i NATO-s u tha gazetarëve se ai planifikon të flasë me presidentin finlandez Sauli Niinisto më vonë gjatë ditës./21Media

Back to top button