Detaje nga vrasja e mbrëmshme në Gjilan

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmë në lagjen Arbëria të Gjilanit. Lajmin mbrëmë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar nënkoloneli, Remzi Azemi.
Kurse, sot Policia e Kosovës ka treguar se gjithçka filloi me një perleshje mes gjashtë personave të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.
“Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm”, njofton Policia e Kosovës.
Gjendja e të plagosurit me armë zjarri në Gjilan është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu ka bërë të ditur për kp drejtori i Ortopedisë në Klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gani Jashanica.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje./21Media 
Back to top button