Detajet e kontratës së yllit argjentinas me PSG-në

Super lojtari, Lionel Messi, tashmë është i lirë, pasi i dha fund paraqitjes së tij në ekipin e Barcelonës.
Sipas raportimeve të fundit, PSG ka gati kontratën të cilën do ta nënshkruajë për dy vjet dhe në të cilën thuhet se Messi do të paguhet 41 milionë dollarë në vit, duke përfshirë dhe bonuset.
Kjo është cilësuar si kontratë e madhe për secilin lojtar, duke pasë parasysh që Messi është tashmë  34 vjeçar.
Kujtojmë se, Messi ka fituar trofenë e Ligës së Kampionëve katër herë në histori si lojtar i Barcelonës, e për PSG, arritjet e lojtarit janë të kënaqshme pasi ata kanë pritshmëri të mëdha nga Messi./21Media

Back to top button