Në Britani 75% e njerëzve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale  njoftoi se më shumë se 75% e të rriturve në Britaninë e Madhe janë vaksinuar plotësisht kundër virusit korona.
Sipas statistikave të DHSC, gjithsej 86 milionë e 780 mijë e 455 doza janë dhënë në Britani të Madhe.
Doza e parë u mor nga 47.091.889 persona ose 89%, dhe të dyja dozat nga 39.688.566 persona ose 75 % raporton Guardian.
“Futja jonë e jashtëzakonshme e vaksinës ka siguruar mbrojtje jetike kundër virusit për tri të katërtat e të rriturve në Britani. Kjo është një arritje e madhe kombëtare, me të cilën të gjithë duhet të jemi krenarë. Është e rëndësishme që të pa vaksinuarit të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të gjithë të gëzojmë në mënyrë të sigurt liritë tona,” tha kryeministri Boris Johnson.

Back to top button