Detajet e marrëveshjes së Realit me Palmeiran për Endrick

Real Madridi edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Palmeiran për transferimin e yllit brazilian, Endrick.
Endrick, i cili është vetëm 16 vjeçar do t’i bashkohet Realit në qershor të vitit 2024, kur ai t’i mbush 18 vjeç.
“Kjo është shitja më e madhe në histori të futbollit brazilian”, tha presidenti i Palmeiras.
Detajet të reja të marrëveshjes së Realit dhe Palmeiran janë publikuar, ku kampioni evropian do të paguajë 35 milionë euro të sigurta, dhe 25 milionë në formë të shtesave. 12 milionë euro do të jenë shtesa për taksat.
Kontrata e Realit me Endrick do të jetë deri në vitin 2027, e cila mund të arrijë deri në vitin 2030.

Back to top button