Kroacia mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Albin Kurti dorëzoi dokumentin e aplikimit në Republikën Çeke – vendin që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së.
Kroacia e ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Kroacia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën e nisur.
“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar Plenkoviq në Twitter.


Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.
Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button