Detektohen 9 raste të variantit Omicron të SARS-COV-2

Në laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë bërë analizat për detektimin e llojit të ri Omicron të SarsCoV2.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, te 9 pacientë është detektuar lloji i ri Omicron. Ata theksuan se 8 pacientë janë nga Shkupi dhe një pacient nga Koçani.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, në Maqedoni janë konfirmuar 1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19./TV21

Back to top button