Kjo është maska me tre përbërës që kuron aknet

Ndonëse nuk përbëjnë rrezik për shëndetin, njollat në fytyrë, aknet, puçrrat apo çfarëdo lloj problemi me lëkurën kanë fuqinë të ulin ndjeshëm vetëbesimin e një personi.
Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shëndetin e lëkurës, ashtu si dhe një numër të pafund kurash për këtë shqetësim. Edhe pse në treg ofrohet një numër shumë i madh produktesh, pjesa më e mirë janë të përbëra nga kimikatet ose janë vërtet të kushtueshme.
Për fat të mirë, ekzistojnë dhe mundësi më ekonomike dhe krejtësisht natyrale, të cilat na sigurojnë të njëjtin efekt. Maska që do të lexoni më poshtë kuron aknet dhe pastron lëkurën brenda pak javëve. Përbërësit e mëposhtëm kanë veti antibakteriale dhe antiseptike që parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të baktereve përgjegjëse për krijimin e akneve.

Përbërësit:

Sodë buke, uthull molle, mjaltë
Përgatitja:
Përzieni një lugë çaji uthull molle me dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji sodë buke. Pasi të keni përftuar një masë kremoze, lyjeni fytyrën me të dhe lëreni për 10 minuta. Më pas, shpëlajeni normalisht dhe aplikoni kremin hidratant./21Media

Back to top button