Kaloni te përmbajtja kryesore

Detina Zalli angazhohet në një program të NASA

Detina Zalli është angazhuar në një kërkim hapësinor të një prej kompanive më të mëdha në botë, NASA.
Ajo këtë e ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” , duke u shprehur se ka rritur të realizojë një ëndërr të saj që e ka pasur prej kohësh
“Krenar që jam pjesë e Programit STAR të NASA. Kjo ka qenë një ëndërr e imja prej kohësh. Nuk mund të të falënderojmë sa duhet Egle Cekanaviciute për mundësinë unike dhe brilante për të mësuar dhe angazhuar më shumë në kërkimin shkencor hapësinor. Një falënderim i madh për mikun tim Willian Abraham da Silveira për mbështetjen e tij në këtë program”, ka shkruar Zalli.
Detina edhe më herët ka punuar për NASA. Ndërkohë bashkë me motrën e saj Argitën kanë pasur arritje në fushën e shkencës viteve të fundit, e po ashtu kanë studiuar në universitetin prestigjioz Harvard./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button