Dhëndri i Trump ambicie për të investuar në Shqipëri, Rama: Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump pritet të investojë në dy zona turistike të Shqipërisë, në ishullin e Sazanit dhe në Manastirin e Zvërnecit.
Sipas kryeministrit Edi Rama, ata që flasin për shkatërrim të zonave të mbrojtura, thjesht delirojnë, pasi siç u shpreh ai “Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”.
“Nëse ky trend vazhdon, 10 mln turistët e vjetshëm do të bëhen 14 milionë këtë vit. Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrësh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Sazan. Sot ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillime turistike sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për shkatërrimin e një parku imgjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa palidhje janë këto alarme për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjioze e hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore në UNESCO-s. E vëreta që ka rëndësi është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2023 nuk është një slogan, por një projekt gjeopolitik që po formësohet me plane dhe masa konkrrete”, tha Rama.