Fëmijë serbë nga Kosova shkojnë në Beograd, Vuçiq: Keni vetëm një kryeqytet, Banjska heroike

Rreth njëqind nxënës serbë nga Kosova shkuan për vizitë në Beograd, atje ku i priti presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Gjatë vizitës së nxënësve serb nga Kosova në Beograd, Vuçiq iu drejtua duke iu thënë atyre se ata duhet ta kenë “vetëm një kryeqytet”.

“Ju e dini se ky është vendi juaj dhe se e keni vetëm një kryeqytet, dhe ai është Beogradi”, iu tha presidenti serb.

Vuçiq nuk harroj të përmend edhe Banjskën dhe sulmin që ndodhi atje më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Presidenti serb e cilësoi Banjskën si vend heroik.

“Faleminderit edhe nga Banjska heroike, të cilën po mundohen ta shpallin si vend të së keqes, duke mos ditur se sa vuajtje dhe të këqija i kanë shkaktuar edhe popullit tonë në veri”, tha Vuçiq.

Back to top button