Dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, më pas qëllon veten

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës

Një ngjarje në një familje të Tiranës ka tronditur kryeqytetin, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Në zonën e Unazës së Re ka ndodhur një vrasje e trefishtë, kur dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten. Nga informacionet e para mësohet se autori ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja e tij, e cila jetonte në Suedi. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të dhëndrit dhe prindërve të ish-bashkëshortes.

Viktimat janë identifikuar si B.M, Xh.M dhe dhëndri M.L.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri  shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”sqaron policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e kësaj vrasje të rëndë./oranews

Back to top button