Dhjetë trupa u gjetën nën rrënojat në Borodyanka
Trupat e 10 civilëve u gjetën nga nën rrënojat në qytetin e shkatërruar të Borodyanka, afër Kievit të shtunën, tha zëvendës shefi i shërbimit të urgjencës ukrainase në rajonin e Kievit, Bogdan Danilyuk.
Më 7 prill, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, tha se 26 trupa ishin gjatur në rrënojat në qytetin që shtrihet rreth 90 km (55 milje) në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas Kiev, por numri përfundimtar mendohet të jetë shumë më i lartë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Borodyanka mund të ketë vuajtur më shumë se të tjerët dhe se mizoritë më të këqija të kryera nga trupat ruse që largohen nga veriu i vendit nuk janë zbuluar ende./21Media