Katër persona janë lënduar në një aksident në Pejë

Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre me lëndime më të rënda, në një aksident që ka ndodhur sonte rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës, më saktësisht te dogana. Personat e lënduar janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe po hetohen shkaqet e aksidentit./21Media

Back to top button