​Dhjetëra të dënuar do të përfitojnë trajnime dhe pajisje për hapje të bizneseve

Të burgosurit, dhe ata që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit brenda institucioneve korrektuese të Kosovës, që dëshirojnë të hapin ndonjë biznes do të mund të përfitojnë trajnime dhe pajisje pune.

Ata do të mbështeten nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe organizata gjermane “Help”.

Lidhur me këtë është diskutuar në një takim të zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ismail Dibrani, me përfaqësuesin e organizatës gjermane, Rrezart Shala.

Me këtë projekt, 20 ish të dënuar dhe të dënuar, të cilët dëshirojnë të hapin ose kanë të hapur ndonjë biznes, SHKK bashkë me organizatën “Help” do ti mbështesin në formë trajnimesh dhe me pajisje për punë dhe trajnime të ndryshme”, është bërë e ditur përmes një komunikate nga Shërbimi korrektues i Kosovës.

Gjithashtu, është njoftuar se Ministria e Drejtësisë dhe Organizata Gjermane “Help” pritet të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 147 mijë euro, për fuqizimin e Njësisë Ekonomike të SHKK-së.

Back to top button