Dhjetëra të lënduar nga turbulencat në një fluturim

Të paktën 36 persona u lënduan, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta.
Një pasagjer tha se lëkundjet u bënë aq të rënda saqë “po fluturonin shumë nga karriget”.
20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.
Në momentin e turbulencës në zonë u raportua për stuhi.
Në bordin e Airbus A330-200 kishte 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
Incidenti në Fluturimin HA35 ndodhi të dielën në mëngjes, pak para se avioni të zbriste në aeroportin ndërkombëtar Daniel K Inouye të Honolulus.
Nga personat e dërguar në spital, rreth 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre ishte një foshnjë 14 muajshe dhe një adoleshente./21Media

Back to top button