Si pasojë e një shpërthimi, dhjetëra viktima në Kabul

Si pasojë e një shpërthimi, dhjetëra viktima në Kabul

Një shpërthim i madh ka goditur kryeqytetin afgan, Kabulin, afër ambasadave të huaja dhe pallatit presidencial. Siç raporton BBC deri tani  49 janë vrarë, ndërsa 320 janë palgosur

Sipas raporteve shpërthimi u shkaktua nga një makinë-bombë  në sheshin qendror të Zanbakut, e cila hodhi në ajër dritare dhe dyer qindra metra larg vendit të shpërthimit.

Imazhet në mediat sociale tregojnë një re të madhe të tymit të zi mbi qytet dhe një sërë automjetesh të shkatërruara. Harun Nazafijada e BBC-së në Kabul përshkruan një skenë kaotike me njerëz që transferohen në spital.

Zona qendrore e shpërthimit ka qenë e rrethuar nga policia.