Dhoma e Ekonomike e Grave të Kosovës “G7” shënoi dhjetë vjetorin

Dhoma Ekonomike e Grave te Kosoves shenoi 10 vjetorin e themelimit. Në mbledhjen e Kuvendit të anëtarëve u prezantua rrugëtimi i kësaj dhome në dekaden e parë të saj si dhe kontributi që kjo organizatë dha në fuqizimin ekonomik të grave të Kosovës.
Presidentja e kësaj organizate Aferdita Saracini Kelmendi foli për rrugëtimin dhe synimet G7.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregetisë Rozeta Hajdari tha se G7 ka pasur rol të rëndësishëm në fuqizimin ekonomik të grave të Kosovës.
Po kështu, në këtë Kuvend u fol edhe për diplomacinë ekonomike.
Mes te tjerash u tha se G7 ndikoi edhe në ndryshimin e preceptimit të shoqerisë për gratë ndërmarrëse.
Drejtoresha e kompanisë 21media, Aferdita Saracini Kelmendi ka dizajnuar emisionin “Start UP” për promovimin e bizneseve të grave të Kosovës, pjesë nga ky emision u transmetuan edhe në Kuvendin e Anetarëve të G7 të cilat e vleresuan lartë kontributin që ky emision ka dhënë për gratë ndërmarrëse./21Media

Back to top button