Dhuna në familje, arrestohen 5 persona, një tjetër në arrati

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 5 persona të cilët janë të dyashuar për dhunë në familje, ndërsa një i dyshuar gjendet në arrati.

Në Prishtinë më 17.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Poashtu po këtë ditë në Gjilan rreth orës 18:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, poashtu ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Gjilan edhe dje më datë 18.08.2020, rreth orës 02:40 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në Obiliq dje rreth orës 19:05, ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë më datë 12.08.2020 rreth orës 09:06, ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e shqetëson në telefon dhe i njëjti ka hapur llogari në rrejte sociale në emër të ankueses. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button