Libra falas për nxënësit e klasave 1-7 dhe nxënësit e kategorive të veçanta

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini ka publikuar një prej punëve të mira të realizuara gjatë vitit 2020, konkretisht e cila lidhet me zgjerimin e skemës mbështetëse për shpërndarjen e librave falas për nxënësit e vitit të shkollor 2020-2021.

Përkundër presionit financiar nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e COVID-19, ministrja Shahini nënvizon se “këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”.

Sipas njoftimit të ministrisë, kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit të Shqipërisë prej 800 milionë lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë Shqipërinë, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme./21Media

Back to top button