Dhunë familjare në Shtime, arrestohet një person

Sot rreth orës 11:00 Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Policia menjëherë ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet L.V. (32), i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij A.V. (27). Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.
I dyshuari është në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button