Dhunë në familje, babë e bir kundër nuses

Babë e bir u arrestuan pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kanosur bashkëshorten e të birit të dielën në Deçan.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e bir, nën dyshimin se kanë kanosur viktimën femër kosovare, bashkëshorten e të birit”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Viktima pas intervistimit është kthyer tek familja e saj.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button