Kaloni te përmbajtja kryesore

Dhunë në familje, një vajzë sulmohet nga i dashuri

 

Një vajzë është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i dashuri me të cilin bashkëjeton.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:15, në fshatin Gelancë të Suharekës.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh, duke e cilësuar rastin si “dhunë në familje”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët lirohen, rasti në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button