Me veturë i iku policisë, por jo aksidentit

 

Është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, kishte zhvilluar shpejtësi të madhe duke rrezikuar qytetarët.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:25 në rrugën “Osllobogjenja” në Mitrovicë.

I dyshuari iu kishte ikur policisë, megjithatë ai u ndal pasi u godit nga një veturë tjetër.

“Zyrtarët policorë e kanë sinjalizuar që të ndalet i dyshuari, mirëpo i njëjti e kishte zhvilluar shpejtësinë me të madhe të lëvizjes duke i rrezikuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë lëvizjes kishte goditur një automjet tjetër në udhëkryq”, ka konfirmuar policia.

Policia ka njoftuar se i dyshuari më pas është arrestuar dhe i njëjti i kishte fyer dhe kanosur zyrtaret policorë.

Me urdhër te prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button