Dhunë në familje, vëllai rrah motrën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Malishevë.
Sipas raportit ditor të Policisë, dyshohet se vëllai e ka rrahur me grushte motrën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?