Dhunimi i 11 vjeçares, nesër mblidhet Grupi Emergjent

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka njoftuar se nesër do të mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë”, shkroi Kurti.

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një vajzë të mitur në Prishtinë.
“Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media

Back to top button