Dhunohen dy të mitura, prindërit denoncojnë në polici 4 bashkëmoshataret e tyre

Dy vajza të mitura janë dhunuar në Tiranë ndërsa kanë qenë prindërit e tyre që kanë bërë denoncimin në polici.

Shtetasit G. P dhe E.P kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre.

Njoftim:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., dhe 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre.

Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.

Back to top button