Dhunohet një e mitur, arrestohen një grua dhe një burrë

Dje në orët e mëngjesit një vajzë e mitur ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga disa persona të panjohur në Gjakovë.

E mitura, i ka thënë policisë se ishte dhunuar në lokacione të ndryshme.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Policia ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar dy persona një grua dhe një burrë nën dyshimin se janë të përfshirë në rast.

“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast. Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim””, ka thënë Elezaj./21Media

Back to top button