Dhunohet një vajzë në një motel në Lipjan

Një vajzë nga Lipjani ka raportuar në Polici se mëngjesin e një korrikut është dhunuar seksualisht në një motel nga një burrë i panjohur.
Rasti është bërë i ditur sot përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Policia njofton për hetimin e rastit, teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një motel është dhunuar nga një person mashkull i panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Një rast tjetër “dhunim në tentativë” është raportuar të ketë ndodhur po ashtu më 1 korrik në Prishtinë.
Policia raporton se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte tentuar ta dhunojë të dashurën e tij viktimën femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button