Dhunohet një vajzë nga i dashuri, shkak xhelozia

 

Një vajzë nga Suhareka ka raportuar dje në Polici se është rrahur nga i dashuri i saj.

Sipas raportit të policisë, ajo është goditur për shkaqe xhelozie dhe pas kësaj viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkaqe xhelozie ishte goditur disa herë në pesë të ndryshme të trupit nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin qenë në lidhje dashurie”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, i dyshuari nuk është gjetur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button