Dhunoi një të të mitur, aktakuzë për të pandehurin

Rasti ka ndodhur në nëntor të vitit 2019

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit M.K., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’. Sipas aktakuzës, i pandehuri M.K., më 14 nëntor 2019, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur, në atë mënyrë që fillimisht e takon të njëjtën në fshatin Rogoqicë komuna e Kamenicës, aty bisedojnë, ku e kanos se do ta mbysë, do t’ia vrasë vëllaun dhe e detyron që të ecë në këmbë drejt shtëpisë së saj, me ç’rast me përdorimin e forcës e fut mbrapa në veturën e tij dhe vazhdojnë rrugën në drejtim të një moteli në Gjilan, ku duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pambrojtur, e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale./21Media

Back to top button