Dhunuan komisionerin e LSI-së, dy persona në kërkim

Rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë dhunuar komisionerin e LSI-së

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë dhunuar me mjete të forta një tjetër person.

Sipas burimeve nga policia mësohet se në kërkim janë shpallur A. S., 43 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shpallja e tyre në kërkim ka ardhur pasi këta persona dyshohet se rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë dhunuar 45 vjeçarin Ylli Murati, i cili është komisioner i LSI-së në një nga qendrat e votimit në Kashar.

Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Back to top button