Dhurata Dora, Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, nga sot (e mërkurë) është bërë zyrtarisht Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.
Ajo ka realizuar një vizitë të veçantë në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë.
“Dhurata, si një mike e kamotshme e SOS Fshatit na nderoi duke pranuar që të bëhet 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐕𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐎𝐒 𝐅𝐬𝐡𝐚𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ dhe të bëhet zëri i fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë.Në një fjale rasti, Dhurata nën emocione tha se është nder dhe privilegj që të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre.Për përkrahjen ndër vite, folën edhe 𝐁𝐞𝐠𝐲𝐦 𝐔𝐳𝐮𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐢𝐦𝐚𝐤 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨 𝐝𝐡𝐞 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐦 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐥𝐮𝐛 𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐝𝐡𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, ku ndanë përvojat e tyre rreth përkrahjes që kanë ofruar ndër vite për SOS Fshatin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin në Facebook.

Miq e donatorë të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë u mblodhën sot për të shënuar miqësinë. Në ngjarjen e organizuar në SOS Fshat nën emrin “𝐌𝐢𝐪 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈”, Drejtori Nacional i SOS Fshatrave të Fëmijëve, Znj. Nezahat Ramadani Salihu falënderoi miqtë tanë që na u gjenden pranë në ditë të vështira./21Media

Back to top button